Autoritetet turke kanë arrestuar një gazetar gjermano-turk nën akuzat se ka shpërndarë propagandë terroriste dhe e ka “minuar” Qeverinë.
Deniz Yucel që ka punuar për Die Welt është arrestuar pothuajse dy javë më parë dhe që atëherë është në paraburgim.
Ai kishte raportuar më parë për e-mailet që vënë në pah ndikimin e ushtruar nga dhëndrri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti këtë ndalim “zhgënjyes”.
“Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për një trajtim të drejtë dhe ligjor për Deniz Yucel dhe shpresojmë se ai së shpejti do të rifitojë lirinë e tij”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Gazeta Die Welt ka thënë se 43 vjeçari Yucel është gazetari i parë me nacionalitet gjerman që po mbahet në paraburgim qysh kur partia e Erdoganit ka marrë pushtetin në vitin 2002.
Në ndërkohë që shumë gazetarë dhe shkrimtarë turq janë arrestuar pas një grushtshteti të dështuar ndaj presidentit Erdogan.