.
×

Trump shpresa e Netanjahut, lideri izraelit në Uashington tek presidenti amerikan



Lideri izraelit, Beniamin Netanjahu viziton Uashingtonin me shpresën se Donald Trump do të jetë shpëtimi i tij për tre akuzat për korrupsion ku është përfshire drejtuesi izraelit.

Vizita vjen 2 jave para zgjedhjeve ne Izrael, ku Netanjahu garon kundër Beni Gantz, që predikon ndërtimin e një qeverie të re pa korrupsion.

Por deri tani, Netanjiahu ka marre nga aleati i tij amerikan mbështetjen për sovranitetin e lartësive Golan, një territor strategjik qe Izraeli i shkëputi Sirisë në vitin 1967, gjatë luftës së lindjes së mesme.

Gjatë vizitës në Amerikë lideri izraelit do të mbajë fjalën e tij para lobit Aipak në konventën e përvitshme, ku do të flasë për pikat e tij të forta në zgjedhjet e 9 prillit për të marrë mbështetjen e tyre.