.
×

Trump shpërthen ndaj mediave: Lajmi i rremë po merr dhenë



 

Pas kritikave të shumta në lidhje me qëndrimin e Trump në takimin me Vladimir Putin në Helsinki, ka ardhur edhe reagimi i presidentit amerikan.

Në një status në Twitter, Trump i qëndroi bindjes mbi rëndësinë e takimit me homologun e tij rus dhe theksoi se çdo gjë kishte shkuar mjaft mirë.

“Teksa kisha një takim madhështor me NATO’n, ku u diskutua për shuma të mëdha parash, pata një takim akoma edhe më të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin. Fatkeqësisht, nuk po raportohet si i tillë. Lajmi i rremë po merr dhenë”, shkroi Trump në Twitter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kritikua ashpër për qëndrimin kundër shërbimeve amerikane të Inteligjencës dhe pro Rusisë, në çështjen e hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.