.
×

Trump qesh kur dikush nga turma i thotë t’i qëllojmë emigrantët



Presidenti Donald Trump u hutua të mërkurën kur një person në audiencë, gjatë një tubimi në Florida, sugjeroi që të qëllohen emigrantët të cilët po vijnë në kufirin SHBA-Meksikë.

Trump po fajësonte ligjet që i mbrojnë emigrantët dhe po mbështeste nevojën për një mur kufitar, kur pyeti audiencën me retorikë: “Si t’i ndalim këta njerëz?”.

“Qëllojini ata”, bërtiti dikush nga turma e Panama City Beach, thuhet sipas The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ajo që shqetësoi të gjithë ishte reagimi i presidentit, i cili tundi kokën dhe qeshi, duke thënë: “Vetëm në rrugë mund të shpëtosh me atë deklaratë”.

“Vetëm në rrugë”, përsëriti ai duke qeshur dhe u brohoritur nga turma.