.
×

Trump: E di kush qëndron prapa ngjarjes së 11 shtatorit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se e di kush qëndron prapa sulmit terrorist të grupit “Al-Qaeda” më 11 shtator të vitit 2001, duke shtuar se këtu nuk është i përfshirë shteti i Irakut.“Nuk ishte Iraku. Ishte dikush tjetër. Mendoj se e di kush ishin ata dhe këtë mund ta dini edhe ju”, tha presidenti amerikan për televizionin “ABC News”.

Pothuajse 3000 njerëz vdiqën kur 19 sulmues, shumica prej të cilëve me shtetësi saudite, i morën nën kontroll katër aeroplanë më 11 shtator të vitit 2001. Dy aeroplanë u përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, një në Pentagon, ndërsa një aeroplan tjetër nuk u përplas.

Gjatë intervistës së dhënë për “ABC News”, presidenti Trump e kritikoi ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindje të Mesme, për të cilën tha se ishte vendimi më i keq që është marrë në histori të këtij shteti.“Vendimi për të shkuar në Lindje të Mesme ishte i tmerrshëm. I kemi shpenzuar gati 8 bilionë dollarë. Kur duam të ndërtojmë rrugë, autostrada, shkolla ose dicka tjetër, të gjithë po grinden për të holla. Është qesharake.

Ai ishte vendim i keq”, tha presidenti amerikan.Shtetet e Bashkuara e pushtuan Afganistanin për shkak se në këtë vend ishte strehuar grupi terrorist që besohet se qëndron prapa sulmeve të 11 shtatorit.

Sidoqoftë, këto sulme u përdorën si arsyetim edhe për pushtimin e Irakut në vitin 2003, i cili solli vdekjen e qindra mijëra irakianëve, më shumë se katër mijë amerikanëve dhe 179 ushtarëve britanikë, shkruan “Independent”