.
×

Tringa e “O sa mirë” zbulon shumë çka nga jeta e saj



 

 

Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon të korr suksese me shfaqje të episodeve të reja. Pos ndryshimeve të ambienteve dhe me një staf edhe më të mirë, seriali herë pas here po sjell edhe aktor të ri. Tash e disa muaj pjesë e këtij seriali është bërë edhe bukuroshja Erza Ramuka e cila ndryshe njiher si Tringa e “O sa mirë”.. Edhe pse është shumë e re në moshë, Erza ka arritur që me shumë mund e përkushtim të radhitet si njëra ndër aktorët më të dashura në këtë serial. Në një intervistë për Gazetën Express, bukuroshja ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.

Emri juaj, është bërë shumë i dashur për publikun shqiptar. Përveç rolit fansat tuaj pak din për ju. A mund të na njoftoni më shumë me Erzën, kush është dhe çfarë bën?

 

Erza në jetën e përditshme është një person shumë i thjeshtë. Jam 16 vjeçare, në klasën e 11’të në American School of Kosova. Po tash përveç shkollës jam duke u marrë edhe me aktrim. Tash e një kohë jam pjesë e serialit “O sa mirë”, ku e ka rolin e Tringës.

 

Çka ju motivoi të merreni me aktrim?

 

Që kur isha e vogël kisha shumë ëndrra. Doja të bëhesha aktore apo moderatore. Por moderimin e kam marrë si një opsion të dytë ani pse jam person që më pëlqen publiku, skenat e mëdha, kamerat, dritat, thjeshtë e adhurojë këtë gjë. Por,  këtë ëndrrën e moderimit e kam len pak anash kur vendosa që të merrëm vetëm me aktrim. Aktrimi më përmbush, është diçka që e gjej vetën shumë tek ai.

Kemi përcjellë aktivitetet tuaja të fundit në serialin e njohur ”O sa mire”. Si jeni bërë pjesë e kastit të aktorëve.

 

Nuk është kohë e gjatë që jam pjesë e serialit “O sa mirë”, por ëndrra ime apo dëshira për të qenë pjesë e këtij seriali u bë realitet. Sot jemi si një familje e madhe, duke mos më injoruar asnjëherë asnjëri, por me shumë dashuri dhe respekt më kanë pranuar në mesin e tyre.

 

 

Sa e ke pas të vështirë me u ambientu me stafin “O sa mirë”, duke e ditë që jeni vetën 16 vjeçe?

 

Të them të vërtetën s’ka qenë aspak e vështirë sepse më kanë përkrahur vazhdimit, dhe për këtë i falënderojë të gjithë. Por unë kam qenë pak e emocionuar në fillim duke menduar se a do t’ia dal mirë në mesin e gjithë atyre aktoreve profesionist. Thjeshtë ata më bëjnë të ndihem jashtëzakonisht mirë.

 

Ju punoni me disa nga aktorët më të dashur më vendin tonë. Sa po të ndihmojnë ata ty si një aktore e re?

 

Ata më ndihmojnë shumë, më japin vazhdimisht këshilla për rol pasi që unë jam e re në këtë fushë. Përveç kësaj ata më japin këshilla edhe për studime pasi ata kanë përvojë pune.

 

 

Si e keni ndjerë veten për herë të parë në skenë ?

 

Nuk ishte hera e parë që u shfaqa para kamerave, për arsye se unë edhe më parë kam dal para kamerave. Kisha shumë emocione dhe mendoja se a do të përfundojë mirë skena. Jo diçka më shumë.

 

 

Tani jeni në shkollën e mesme. Sa po të pengojnë provat në mësime?

 

Nuk më pengojnë aspak. Mësimi zhvillohet paradite, ndërkaq provat dhe xhirimet janë gjatë vikendit. Por edhe sikur të kisha prova gjatë javës, mësimet nuk do t’ia leja aspak anash.

 

Cili është aktori/ja juaj më e dashur në serialin “O sa mirë”.

 

Të gjithë janë të afërt. Nuk mund ta ndaj asnjëherë, sepse jemi bashkë shumicën e kohës dhe e kalojmë shumë mirë.

 

Cilat janë ngjashmëritë tuaja me Tringën?

 

Tringa me Erzën nuk kanë ngjashmëri aspak. Tringa është një qytetare dhe një mendjemadhe, ndërsa Erza vjen nga një vend shumë i vogël, por që për mua do të thotë gjithçka, sepse fëmijërinë apo kohën më të madhe e kam kaluar atje. Tringa, personat që nuk i do nuk mban kontakte me ta, poashtu dua të jem e drejtpërdrejt, që edhe Erza e bën të njejtën gjë, vetëm këtë e kemi të ngjajshme.

 

 

Sipas informatave që kemi, ju shkollimin do ta vazhdoni në Turqi, ku do të merreni me aktrim. Pse pikërisht e keni zgjedhur Turqinë?

 

Sepse e dua Turqinë. Si e vogël kam përcjellë seriale dhe filma, ku edhe tani i përcjell shumë. Më pëlqen gjuha, më pëlqen vendi, por edhe mënyra e punës. Kam përzgjedhur një Universitet, por ende është herët, nuk mund të them diçka më shumë rreth kësaj.

 

Përveç angazhimit tuaj në mësime e në serialin “O sa mirë”, me çka jeni duke u marrë tjetër?

 

Përveç shkollës dhe punës në “O sa mirë”, nuk jam e angazhuar me diçka tjetër, për shkak se akoma jam e re, dhe dua t’i jap vetës më shumë kohë të lirë. Por në të ardhmën sigurishtë që do të kemi projekte të reja, sepse kam shumë plane. /