.
×

Tri ndeshje në Vushtrri, tre qytetarë bëhen për spital



Gjatë ditës së martë, në Vushtrri kanë ndodhur tri aksidente trafiku, ku si pasojë janë lënduar tre qytetarë, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij VW Golf, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë.

Ndërkaq rasti i tretë ka ndodhur në rrugën “Shemsi Istrefi” në Vushtrri, ku i dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka goditur një të mitur i cili ishte me biçikletë.

I mituri ka pësurar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.