Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut, ku janë ndeshur një kamion dhe një veturë.
“Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë”, ka thënë Gashi, për Express.
Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.
Aty është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë.