.
×

Tre persona të lënduar në një ndeshje në rrugën Mitrovicë-Prishtinë



Sot rreth orës 17:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë (fshati Pestovë-Vushtrri)”.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”.