.
×

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) organizon dy pilot aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan



Gjatë muajit tetor të vitit 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) do të organizojë dy pilot
aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan në kuadër të Projektit të Përbashkët
të BE/KE “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Këto aktivitete janë hartuar
dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me grupet regjionale punuese (GRP) të përfshirë në
projekt dhe ekipi i PDKK në Prishtinë.
Në vijim gjeni informatat më detaje rreth agjendës dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e mëposhtme:
VALLET E KARADAKUT
Gjilan – 24 Tetor 2014, e premte, ora 14:00 deri 16:30 në Teatrin e Qytetit
Agjenda:
‐ Prezantimi i programit edukativ për nxënës rreth traditës së Valleve të Karadakut
‐ Performanca e valleve të Karadakut nga trupa profesionale dhe e fëmijëve të trajnuar

‐ Premiera e dokumentarit të shkurtë mbi historinë, vlerën dhe tipologjinë e Valleve të Karadakut
‐ Shpërndarja e DVD‐ve me dokumentarë të prodhuar për mysafirë prezent dhe më vonë tek
publiku i gjerë