.
×

Trajnerët kosovarë prognozojnë fituesin e Botërorit dhe tregojnë preferencat e tyre



 

Nesër fillon Kupa e Botës “Rusia 2018”, ndërsa interesimi i madh për këtë ngjarje vërehet edhe në vendin tonë. Preferencat janë nga më të ndryshmet, ashtu sikur edhe parashikimet për fituesin e turneut. Tre trajnerë kosovar, Bylbyl Sokoli, Bekim Isufi dhe Gani Sejdiu kanë parashikuar përafërsisht njëjtë.Bylbyl Sokoli, i cili pak ditë më parë u emërua trajner i Llapit, kanë thënë për Insportin se në mungesë të Kombëtares kuqezi është tifoz i Zvicrës, në të cilën luajnë pesë shqiptarë. “Unë jam tifoz i Kombëtares kuqezi, por në mungesë të saj do të jem për Zvicrën, pasi aty luajnë disa shqiptarë”, ka thënë Sokoli për Insporti.com.

Ndërsa, sa i përket fituesit, ai është shprehur: “Botërorin do ta fitojë dikush nga Brazili, Argjentina, Franca ose Gjermania. Franca është në formën më të mirë, ka kontinuitet në rezultate dhe ngritje të madhe në cilësi”.Edhe trajneri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu, është tifoz i Zvicrës. “Jam me Zvicrën dhe dëshirime është që ajo ta fitojë Kupën e Botës, por favorit për mua është Brazili. Sigurisht. Si gjithmonë, aty janë edhe Spanja e Gjermania, pa e përjashtuar edhe mundësinë që të ketë befasi”, është shprehur Sejdiu për Insporti.com.Trajneri i skuadrës kampione të Kosovës, Dritës, Bekim Isufi, ka një preferencë tjetër, ndërsa parashikim përafërsisht të njëjtë. “Unë jam tifoz i Argjentinës dhe mendoj se kampioni duhet kërkuar te Brazili, Argjentina, Gjermania ose Franca”, ka parashikuar Isufi./