.
×

Trajkoviq: Asnjë zgjidhje institucionale nuk mund të kryente Haradinaj pa përkrahjen e Radojçiqit



 

Botapress, 23 Janar – Rada Trajkoviq në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Milan Radojçiq një ditë para vrasjes së Oliver Ivanoviqit nuk ishte në Mitrovicë dhe e ka akuzuar se ka lidhje direkte me Beogradin dhe Prishtinën.

 

“Unë nuk di asgjë, por dyshoj shumë. Marrë parasysh se ai një ditë para vrasjes s’ishte në Mitrovicë. Unë isha dje të ndaja nënshkrime për studentë dhe thanë se ishte mbyllur kafeneja e tij ku vinin të gjithë, edhe përfaqësues të qeverisë, do të thotë kishte lidhje direkte me pushtetin në Beograd. Por edhe me Prishtinën. Ai kishte truproja, për të cilat askush në Mitrovicë nuk dinte asgjë që u sollën nga anash. Asnjë zgjidhje institucionale nuk mund të kryente Haradinaj derisa nuk e merrte përkrahjen e Radojçiqit. Do të thotë, ai krejtësisht në mënyrë institucionale kontrollonte sistemin nga ana e serbëve”, ka thënë Trajkoviq.

 

Trajkoviq ka treguar se qytetarët e Mitrovicës së Veriut janë të frikësuar pas vrasjes së Ivanoviqit shkaku i Radojçiqit nga i cili frikësohen për hakmarrje nëse dalin e flasin para mediave.

 

“E dini, shpesh jam sulmuar nga banorët në veri që nga koha kur isha pjesë e institucioneve të përkohshme dhe besoja se zgjidhja për ne është në gjetjen e modalitetit të jetës së lirë për të gjithë në këtë territor. Dhe disi, sipas fuqisë, Veriu për mua e banorët ishte vend i guximit, vend ku njerëzit flisnin hapur por doli që ata dhe një numër i madh serbësh në veri u dorëzuan, u frikësuan dhe tani nuk duan të flasin”, ka thënë Trajkoviq.

 

“E dini si ngjante dje Mitrovica, në shkretëtirë. Njerëzit dilnin, blinin gjëra dhe iknin. Gazetarët në veri m’u ankuan që askush në Mitrovicë s’do t’u flasë publikisht për Radojçiqin sepse frikësohen. Tani ai nuk është aty por frikësohen nga kthimi i tij, njerëzit e tij apo zinxhiri që sistemi i tij mund t’u hakmerret. –Ku është ai? Në Serbi?

 

–Mendoj që jo. –Ka ikur? –Unë mendoj se është fshehur diku e nuk mund të fshiheni askund e të mos e dinë ata që kanë mundësi t’ju lokalizojnë, por s’mendoj se është në Serbi? Mendoj se kjo pyetje sinqerisht nuk është aq e mirë sepse ne kemi aq liri shkaku i shqiptarëve”, ka shtuar ajo.

 

“Mendoj se ne ishim më të guximshëm se veriu. Ne hymë në institucionet e përkohshme në mënyrë demokratike, duke e thënë të vërtetën. Unë kudo që shkoja kudo që kishte shqiptarë s’e kisha aspak me rëndësi sepse thjesht vij të them hapur çfarë mendoj, ata vinin të pajtoheshin ose jo me mua por në fund kur përfundonim, ne qeshnim dhe llogarisja që nuk i bëjmë keq njëri-tjetrit se mund të flisnim hapur. Mendoj se rezultati i përfshirjes sonë të hershme në projektet e pajtimit që nga fillimi, siç ishte Koalicioni Kthimi, përplot intelektualë, mendoj se krijuam disa ura dhe liri. E veriu ishte i përjashtuar nga çdo gjë dhe ishte i guximshëm në deklaratat ndaj shqiptarëve por qyqar kur bëhej fjala për Radojçiqin. Tani nëse kjo është rezultat ngase ata mendojnë se gjithmonë përkraheshin nga Beogradi e tani nuk po e vlerësojnë se në luftën kundër kontrollit nga ana e Radojçiqit e kanë përkrahjen e Beogradit, por druajnë se nuk kanë përkrahje dhe vendosin të heshtin sepse do të vuajnë ata dhe familjet e tyre”, ka thënë veç të tjerash ajo.