[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

TRAGJIKE: 19 fëmijë vdesin si pasojë e zjarrit në shtëpi të kujdesit



Të paktën 19 fëmijë kanë vdekur sot në një zjarr që ka kapluar një shtëpi të kujdesit për fëmijë në Guatemala, njoftojnë zjarrfikësit.

Zjarri goditi shtëpinë “Birgen de Asuncion” në San Jose Punula, rreth 25 kilometra larg kryeqytetit, transmeton Express.

Rreth 20 persona të tjerë janë lënduar.

Ende nuk është e qartë se çka e kishte shkaktuar zjarrin.

Ndërkohë, dje policia u dashtë të intervenojë pasi një përleshje kishte shpërthyer brenda shtëpisë.

Rreth 60 fëmijë kanë ikur.

Disa persona pohojnë se fëmijët janë keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht.

Menu Title