.
×

Tragjedi: 20-vjeçarja zbulon se është shtatzënë, një orë më vonë vdes në aksident me të fejuarin



Një shaka mizore e fatit i’u ka ndodhur Hannah Sanders, 20 vjeç dhe Lee Palmer, 26 vjeç dy të rinj të fejuar nga Oxted në Angli. Dy të rinjtë sapo kishin mësuar për lajmin, përmes gjinekologut të vajzës, i cili iu kishte thënë se Hannah ishte shtatzënë.
Por më pak se një orë më pas, një askident me makinë ndërpreu në mes gëzimin e tyre, pasi makina humbi kontrollin dhe u përplas me një automje tjetër. Mësohet se ata ishin me shpejtësi me makinë, pasi me zor prisnin që t’ua komunikonin lajmin prindërve të tyre.
“Është një tragjedi e vërtetë, nuk patën kohë të japin lajmin e mrekullueshëm. Do ishin shumë të lumtur bashkë, kishin planifikuar të martoheshin dhe të kalonin jetën bashkë. Ime bijë do ishte një nënë e mrekullueshme dhe Lee një baba perfekt. Ishin shumë të dashuruar. Vdiqën në momentin që ishin më të lumtur se kurrë dhe kjo më shkatërron”, shprehet nëna e 20 vjeçares së ndjerë.