.
×

Torres ‘kërcënon’ Realin



Sulmuesi i ri i Atletico Madridit, Fernando Torres është duke shikuar që të debutojë sa më shpejtë me fanellën e skuadrës së re, dhe këtë debutim dëshiron që ta bëj pikërsisht në takimin kundër Real Madridit.

 Fernando Torres është duke shikuar që të debutojë me fanellën e skuadrës së tij të re, pikërisht në takimin ndaj Real Madridit në Copa del Rey.

“Shpresoj që zoti do të dëshirojë që unë të debutojë pikërisht në takimin ndaj Real Madridit”, ishte përgjigja e Torresit kur u pyet nga gazetarët për prospektin e përballjes me Kampionët e Europës.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Atletico Madridi. I jam shumë falënderues atyre”, ishin fjalët e fundit të sulmuesit spanjoll, i cili u huazua te Atletico nga skuadra e Milanit.