.
×

T(m)erri i politikës kosovare dhe stabiliteti i ndërkombëtarëve !



fllrim-zeqa1
                                                                                                                 Florim Zeqa
Vetëm një popullatë shqiptare e varfër dhe e heshtur, një klasë politike nënshtruese dhe servile ua garanton të huajve jetëgjatësi në Kosovë!
Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ënderrat shëndrrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma palindur, ku vdekja shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Shqiptarët e Kosovës që në të kaluarën e afërt identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin, toleranacën,…janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnik në tradhëtar, nga besimtar në fanatik fetar, nga politikaj në bizesmen matrapaz, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatrrues të ardhmërisë !
Nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot  maskarallëku dhe poshtrimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe  mjegulluar të ardhmën e shoqërisë sonë.
Tani e 15 vite pas çlirimit dhe afro shtatë vite pas pavarësimit, Kosova ballafaqohet me dukuri të shumta negative si; korrupsioni, krimi i organizuar, trafikim qeniesh njerëzore dhe narkotikësh të llojeve të ndryshme,…popullata bashkëjeton me terrin energjetik dhe tmerrin politik njikohësisht,…për habi në vend të protestimit, numërohen rastet e skandaleve politike, numërohen orët e territ, ditët, javët, muajt dhe vitet e tmerrit politik !
Hipnotizimi, apo më mirë më thëne, rënja në gjumë e popullatës pas 17 shkurtit 2008-të, ka ndikuar në papërgjegjësinë e qeveritarëve; rritjën e shkallës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të shumta negative në shoqëri.
Sikur popullata të ishte treguar më syqelë në ndëshkimin e së keqës përmes protestave dhe formave tjera deri të padëgjueshmëria qytetare, më siguri së situata do të ishte krejt ndryshe; jo vetëm që sot nuk do të përballleshim me bllokada politike,…do të kishim progres politik dhe shkallë të kënaqshme të zhvillimit ekonomik.
Duke pritur si gjithnjë, zgjidhjen e problemeve prej ndërkombëtarëve, qytetarët duke mos e bërë as përpjekjën më të vogël për parandalimin apo luftimin e dukurive negative në vend, në një mënyrë e kanë ndihmuar keqeverisjën e vendit përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë!
Përgjumosja e popullit kishte filluar qysh në vitet e para të pasluftës, për të ardhur deri të një gjumë i thellë në këto katër vitet e fundit.
Përgjumosjën dhe fillimin e agonisë politike, më kohë e kishte vrejtur atdhetari i madhë, akademiku Mark Krasniqi në vitet e para të pasluftës duke dhënë një mesazh mjaft të qartë: “mrekullia vetëm një herë zbret nga qielli”, duke aluduar në intervenimin e aeroplanave të NATO-s ndaj caqëve serbe,…për nevojën e ndergjegjësimit të popullatës karshi zhvillimeve politike në vend.
Në keto vitet e pas-pavarësisë përveq që patëm një opozitë të pafuqishme në kuvend,..një popullatë  të heshtur e të fjetur karrshi skandaleve të njëpasnjëshme institucionale, keqpërdorimeve dhe aferave të shumta korruptive të qeverisë,…këtyre muajve të fundit pothuajse të gjithë kemi rënë në një agoni të thellë të bllokadës politike.
Ne kot presim ndryshime pozitive prej ndërkombëtarëve, ngase atyre më shumë se zhvillimi ekonomik i vendit tonë ju intereson stabiliteti politik, mirëqenja e tyre,…të cilin fatkeqësisht ne me heshtjën tonë jemi duke ua mundësuar çdo ditë,…nga viti në vit, duke u bërë kështu (pa dashjen tonë) pëngesë e vazhdueshme e ndryshimeve pozitive në vend !
Varësia e skajshme e politikës kosovare ndaj ndërkombëtarëve dhe heshtja e popullatës e garanton stabilitetin politik që kërkojnë “miqt” ndërkombëtarë ! Vetëm një popullatë shqiptare e varfër dhe e heshtur, një klasë politike nënshtruese dhe servile ua garanton të huajve jetëgjatësi në Kosovë!
Andaj më shumë së pushtetarëve aktual, ju intereson ndërkombëtarëve që të mos ketë protesta dhe demonstrata që qojnë në prishjën e “rendit” shoqëror dhe stabilitetit politik.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Ardhja në pushtet e një klase të përgjegjëshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare,…me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.