.
×

Tmerr në një nga kampet e Hungarisë (Foto)



Në këto fotografi janë kampet e Hungarisë në të cilat po ndalohen emigrantët nga Kosova, vala e të cilëve, vetëm gjatë ditëve të fundit ka marrë përmasa edhe më shqetësuese.

Që nga muaji i kaluar mediat kanë raportuar në vazhdimësi për këto pamje shqetësuese ku shihen pamjet e qindra qytetarëve të Kosovës duke lënë vendin e duka ua mësyer vendeve të ndryshme.

Në këto kampe janë një numër mjaft i madh i qytetarëve nga Vushtrria.

Asambleisti Mehmet Selaci nga ky qytet ka postuar disa foto rreth gjendjes së tyre në rrjetin social facebook duke shprehur kështu shqetësimin e tij për valen massive të personave që po largohen nga Kosova.

Ndërkaq sipas burimeve të Indeksonline në mesin e emigrabtëve ka dhe shumë fëmijë që qëndrojnë në kampet e Hungarisë në kushte shumë të këqija.