.
×

Tjetër lëkundje e fortë, tërmeti shkund sërish Tiranën



Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur sërish në Tiranë.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se magnituda e tërmetit ishte 4.4 ballë e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit kësaj here ka qenë në afërsi të Vorës, më afër Tiranës.
Ky tërmet ishte dhe më i forti i cili ka rënë deri më tani që në orët e mbrëmjes ku ra një tërmet prej 4.6 ballësh të shkallës Rihter. Këtë të dielë sizmiologët deklaruan se forca e lëkundjeve do të vinte në ulje, por magnituda i këtij tërmeti ishte relativisht e lartë.

Prej 24 orësh tashmë në zonën qendrore të Shqipërisë kanë qindra tërmete të cilat pasuan lëkundjet prej 5.8 ballësh që goditën vendin në orën 16:03 të ditës së djeshme