.
×

Tifozja e zjarrtë e Kosovës, Tayna e kall atmosferën në stadium



Tayna ka qenë e pranishme në lojën e mbrëmshme që Kosova fitoi kundër Malit të Zi. Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon. “Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi. Figura të shumta publike kanë qenë prezent në stadium. E ndër ta edhe reperja Tayna ka dhuruar spektakël në stadium.

Kujtojmë se Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë. Për 2-0 në Fadil Vokrri shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.