.
×

Tifozët serbë godasin shqiptarët në Zvicër dhe i provokojnë me bohorima nacionaliste (VIDEO)



Tifozët e klubit serb “Crvena Zvezda” kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern të Zvicrës, ku ata ishin mbledhur për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet klubit serb dhe klubit zviceran Yong Boys.

Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtesës që gjendeshin shqiptarët e Kosovës.

Përveç kësaj, serbët kanë brohoritur edhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe shoviniste si “Kosova është Serbi” dhe fyerje tjera.

Për një përplasje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.