.
×

Thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Ejani mblidhuni këtu, këtu!  



Ose çka kanë të përbashkët 2 korriku i vitit 1990 dhe 2 tetori i vitit 2014?

Bota press 1 tetor

Këtu e 24 vjet më parë deputetët shqiptarë të Kuvendit të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës u gjendën përballë dyerve të mbyllura të cilat i mbylli regjimi serb i Milosheviqit.

24 vjet më pas deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua mbylli dyert „deputetja plakë“ e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina e cila krye në vete mori vendim që të shtyjë seancën e 2 tetorit.

Këto dy data, 2 korriku i vitit 1990 dhe 2 tetori i vitit 2014 megjithëse kanë një dallim prej më shumë se 24 vjetësh, në esencë kanë të njëjtën përmbajtje të veprimit: deputetëve u mbyllen dyert me një vendim skandaloz e antiligjor!

Në fakt i vetmi dallim do të shihet nesër: a do t’ia ndalojë deputetëve hyrjen në Kuvendin e Kosovës, kryepolici Bajram Rexhepi, njësoj siç veproi 24 vjet më parë kryepolici serb emrin e të cilit nuk ia mbajmë në mend me qëllim!

Të shohim!

Megjithatë edhe njëherë po ndjehet kushtrimi i një shekulli më parë, kësaj radhë për deputetët e Kuvendit të Kosovës: Ejani mblidhuni këtu, këtu!