[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thirreni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person



Policia e Kosovës në Pejë është në kërkim të Përparim Osmanajt, i lindur më 24 shkurt 1973, i dyshuar për “blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Për kapjen e 34-vjeçarit, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: [email protected]

Menu Title