[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Theret me thikë një person në një autobus në Prishtinë



Një person është theruar sot në një atuobus në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin“, ka thënë Ahmeti/blic

Menu Title