.
×

Thaçi: U jemi mirënjohës shteteve për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone



Presidenti Thaçi e ka dhënë lajmin për avancimin e statusit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Thaçi u ka shprehur mirënjohje shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone.

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi.