.
×

Thaçi thotë se rritja e pagave nuk u bë si pasojë e ngërçit disa mujor në vend



Zëvendëskryeministri dhe diplomati Hashim Thaçi, ka thënë se faji për mosrritjen e pagave është tek ngërçi politik gjashtë mujor.

Në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, Thaçi ka thënë se viti 2014 ishte shumë sfidues, sidomos pas krijimit të Bllokut politik.

“Një ngërç i panevojshëm politik, mund të them me pasoja edhe për ekonomi, edhe për diplomaci, edhe për rritje të pagave edhe për zhvillim, krijim të vendeve të punës dhe pasojë e një stagnimi të përgjithshëm”, ka thënë Thaçi.