[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi takohet me shefen e EULEX-it



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

I pari i vendit u shpreh se e çmon bashkëpunimin e mirë me EULEX-in.

Shefja e EULEX-it, Papadopoulou, tha se është e kënaqëur me bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe vuri theksin te ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve vendase që t’u barten përgjegjësitë, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore që forcon sundimin e së drejtës dhe barazinë në Kosovë.

Menu Title