.
×

Thaçi sot ka pritur një telefonat nga Mogherini për taksën, ja çfarë është diskutuar!



Presidenti i kosovës, Hashim Thaçi sot ka pasur një diskutim në telefon me Përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë që zyra për informim e BE-së, e ka dërguar për media.

Ata kanë diskutuar për normalizimin e dialogut dhe zhvillimet e fundit ndërmjet dy vendeve, transmeton Insajderi.

“Federica Mogherini foli në telefon me presidentin Hshim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-sa, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosoës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Tutje ata kanë folur edhe për masën që Kosova e ka vënë kundër Serbisë në 100%.Mogherini edhe një herë ka kërkuar nga Thaçi që ky vendim të tërhiqet.

“Mogherini theksoi se vendimi i Qeverisë për të rritur taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e ndërlikon edhe më tutje situatën dhe nuk sjell zgjidhje për problemet e njerëzve dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Kjo masë nuk ndihmon në raportet e mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatën e BE-së./BP/