.
×

Thaçi raporton për gylenistët në praninë e mediave, kërkon të dijë kush është eksperti që ka kryer raportin



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas katër thirrjeve që iu bënë për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar po deklarohet sot për këtë temë, lidhur me prapavijën e atë se çka kishte ndodhur ditën e 29 marsit. Thaçi në fillim bëri nënshkrimin e betimit që do të flas të vërtetën gjatë intervistimit. Ai pranoi që të jetë prania e medieve gjatë intervistimit për shkak të transparencës.

“Do ishte në interes të opinionit publik me qenë hapur për hir të opinionit dhe transparencës”, tha Thaçi. Ai kërkoi shpjegime shtesë se kush janë të gjithë personat prezent në komision.

“Dua si president dhe qytetar i Kosovës që para se të fillojmë të ishte me interes të dijë edhe unë edhe opinioni se kush janë prezent në takim dhe kë e përfaqësojnë sepse unë mendoj se ka nevojë për shkak të protokollit se para cilëve persona presidenti i vendit intervistohet”, tha Thaçi.

Kryesuesi i Komisionit, Xhelal Sveçla para presidentit u prezantua vetë po ashtu edhe gjithë anëtarët e komisionit, stafi i komisionit dhe që në këtë takim janë edhe mediet. Thaçi kërkoi sqarim se kush është eksperti vendor apo ndërkombëtar që deklarata e Thaçit merret dhe shqyrtohet tek ai. Sveçla tha se nuk po e di se cilat janë arsyet se këto pyetje po bëhen.

Thaçi tha se ka të drejtë si president dhe qytetar i Kosovës të dijë çdo hollësi për intervistimin e tij. Thaçi nguli këmbë dhe vazhdimisht po kërkon të shoh se kush është eksperti dhe dëshiron ta shoh CV e tij. “Ajo që do të doja të theksoja është kjo a keni marrë interpertim ligjor nga ndonjë zyre për angazhim të eksperitit ndërkombëtar, unë jam president i vendit dhe kur jap deklarata du me ditë kush i dërgjon dhe i vlerëson, skam probleme me rrëfy para jush”, ka deklaruar presidenti.

Thaçi, ishte ftuar të raportonte të martën, por kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.