.
×

Thaçi president, ose zgjedhje të reja (Video)



​I vetmi njeri që mund ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme është Hashim Thaçi lideri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ky ka qenë njëri nga vlerësimet e shumta që ka dhënë Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike duke folur rreth debatit të fundit dhe kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Korenica thotë se pavarësisht mungesës së numrave në Kuvendin e Kosovës të koalicionit të dy partive më të mëdha PDK – LDK, siç ishte rasti me gjykatën Speciale, thotë se liderët e dy partive Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk janë të interesuar që të ketë zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme, raporton TV Dukagjini.

“Për shkak se koalicioni nuk po arrijnë t`i kaloj proceset e mëdha që ka menduar se mund t`i menaxhoi, kjo shihet si një pamundësi e funksionimit të këtij koalicioni, megjithatë se a është kjo arsye për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja, mendoi se jo, për një fakt shumë të thjesht, se as Thaçi e as Mustafa nuk janë të interesuar që këtë koalicion ta prishin nëse dalja apo hyrja në një proces zgjedhor për ta është një gjë shumë e paqartë, mendoi se as Thaçi as Mustafa që qysh nesër nëse i hyjnë këtij procesi zgjedhor këta nuk do të dilnin me këto vota që i kanë aktualisht në Kuvend, sidomos për z. Thaçi, sepse kjo është një gjë shumë problematike për faktin se ai ka marrë një bagazh për ta kaluar gjykatën special gjë që do i kushton edhe atij në elektoratin e vet”, ka thënë Korenica.

Se zgjedhje të parakohshme mund të ketë vitin e ardhshëm nuk e ka asnjë dilemë Finsik Korencia, në rast se ministri aktual i Punëve të Jashtme nuk do të mund të zgjidhej president i vendit, pas përfundimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga.

Ky analistë vlerëson se as për partitë opozitare nuk është momenti I duhur që të ketë zgjedhje të reja, duke vlerësuar se deklaratat e zyrtarëve të partive si po i përdorin si një bllof kërcënues ndaj njëra – tjetrës, por jo që ato janë të bindura substancialisht se duhet të ketë zgjedhje të reja.

Deri në prillin e vitit të ardhshëm shefi i PDK do të bëjë përpjekje për të gjetur rrugë në mënyrë që të bëhet president i vendit, përmes votimit në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se disa deputet të LDK tashëm veç kanë konfirmuar se do të bëjnë c`mos që kjo çështje, mos të ec në Kuvendin e Kosovës.

Se Thaçi do të bëhet president i vendit në 2016, e ka përmendur edhe vetë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Kështu e thotë edhe marrëveshja ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës e nënshkruar për të bashkëqeverisur.