[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi për Guardian: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet këtë vit – taksa nuk hiqet



Hashim Thaçi ka thënë se nuk është në plan tërheqja e tarifës për produktet serbe e cila çoi në ndërprerjen e bisedimeve. Një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një linjë me marrëveshjen historike në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka mundësi që të ndodhë në vitin 2019.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për mediumin britanik Guardian.

Serbia ka refuzuar që ta njohë Kosovës si shtet të pavarur që prej shkëputjes së ish krahinës së saj në vitin 2008, pas gati një dekade nën administrimin ndërkombëtar dhe pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-1999.

Lufta brutale nga forcat serbe kundër separatistëve shqiptarë të Kosovës, la rreth dhjetë mijë shqiptarë të vrarë para fushatës së bombardimeve 78 ditëshe të NATO-së që i dha fund luftës. Qindra serbë poashtu kanë qenë të vrarë në sulme hakmarrëse.

“Ne duhet që të ulemi qoftë edhe me armikun kryesor, por pa asnjë parakusht dhe të provojmë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Presidenti Thaçi në intervistën e dhënë për Guardian para Konferencës së Berlinit që mbahet më 29 prill.

Bisedimet në mes të dy vendeve janë ndërprerë që prej nëntorit, kur Kosova vuri tarifë 100% për produktet nga Serbia. Thaçi ka thënë se nuk është në plan që të hiqet kjo tarifë, por ka shtuar se është e nevojshme që të bëhet një progres i shpejtë.

Këmbëngulja ndërkombëtare dhe mesazhet e përziera kanë qenë “Krijimi i hapësirës për nacionalistët dhe populistët në të dy anën e kufirit”, ka thënë ai. “Shumë shpesh ajo bie tek egot e mëdha, ndeshjet e personaliteteve dhe shumë rrallë dëgjojmë për parimet, standardet dhe vlerat”.

Thaçi ka thënë se ka investuar gjithë kapitalin politik të ndërtuar në dy dekada për suksesin e bisedimeve dhe çmimi i dështimit të vazhdueshëm do të shkonte në dëm të të gjithë rajonit.

“Ne rrethanat aktuale, me këto tensione, unë nuk shoh arsye që ndonjë investitor i huaj të vjen dhe të investojë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje e paqes sjell prosperitet”, ka thënë ai.

Statusi i tanishëm i Kosovës, që është i njohur nga disa vende evropiane, por jo të gjitha, nënkupton se qytetarët e këtij vendi janë të vetmit evropianë në perëndim të Bjellorusisë që ju kërkohen vizat për udhëtim në Zonën Shengen. Kufizimet e tilla nuk aplikohet askund tjetër në Ballkan. Një e treta e fuqisë punëtore të Kosovës është e papunë.

Thaçi, një ish krer i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka luftuar për pavarësi, ka fajësuar shtetet anëtare të BE për komplikim të këtij procesi, një referencë për mënyrën që Gjermania, jo si SHBA, ka kundërshtuar propozimin e Thaçit, veçanërisht atë që ai e ka përshkruar si “korrigjim të kufirit”.

Menu Title