.
×

Thaçi: Pati arrogancë dhe agresivitet nga delegacioni serb, negociatat nuk bëhen me ultimatume



Presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar nga Brukseli pas takimit që pati sonte me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi tha se ky proces i dialogut që u zhvillua sot pati agresivitet nga ana e delegacionit të Serbisë, por sipas tij negociatat nuk bëhen me ultimatume e as me zëra agresivë, njofton Klan Kosova.

”Interesi i të dyja vendeve është që të arrihet marrëveshje paqësore që definitivisht, Kosovës dhe Serbisë iu krijon hapësirën dhe përspektivës europiane”.

”Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Është një sfidë jo e lehtë të ballafaqohemi këtu. Është me interes që gjithë skena politike kosovare të merr guximin dhe historinë”.

”Është një momentum i ri që duhet të shfrytëzohet shans historik që të ndodh njohja. Kam rezervat e mia në proces. Është një mundësi e vogël për marrëveshje por duhet të punojmë dhe duhet të vazhdojmë”.

”Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga delegacioni i Serbisë, nga Aleskandar Vuciq, ndërsa diskursi ynë ishte i drejtë në arritje të një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar në mundësi reale të zëvendësimit të rezolutës 1244”.

”Pozicioni i palës kosovare është i qartë, dialogu nuk ka alternativë. Alternativat tjera janë zëra populistë të incidenteve”.

”Beogradi nuk ka nevojë t’i frikësohet dialogut. Kosova do të jetë e përgjegjshme edhe në dialog por edhe në veprimet e saj.  Vendimet lokale sa i përket sanksionimit ndaj Serbisë unë nuk i interpretojë në Bruksel”.

”Klima nuk është e mirë por dialogu është një proces për marrëveshjen në të cilën jam i sigurt se do të arrihet”.

”Dialogu dhe negociatat nuk shkojnë as me ultimatume, as me zëra agresivë”. ”Ne do të jemi të përgjegjshëm dhe shumë të vendosur në aspirimin e aspiratave. Qëllimi madhor është të ndodhë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB pas kësaj marrëveshje”.