.
×

Thaçi pas takimit meTuskin dhe Hahnin: Hiqnani vizat



Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe komisonerin për Zgjerim të BE’së, Johannes Hahn.

Thaçi thotë të iu ketë kërkuar përfaqësuesve të BE’së që të liberalizohen vizat sa më shpejt sepse zvarritja është e pakuptimtë.

“Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.