.
×

Thaçi nuk shkon sërish në raportim lidhur me dëbimin e shtetasve turq



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për dëbimin e shtetasve turq. Ai ka kërkuar që intervistimi i tij të bëhet me 26 prill.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se është kërkuar që të caktohet një datë tjetër nga zyra e Presidencës.

“Nga zyra e Presidentit në momentet e fundit kanë kërkuar që data se kur do të thirret për intervistim të ndërrohet për datën 26 prill. Në përgjigjen e zyrës së Presidencës thuhet se kjo zyrë na informon që Presidenti nuk mund t’i përgjigjet ftesës së sotme, andaj kërkojmë që kjo ftesë të bëhet me 26 prill”.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, në mbledhjen e sotme kishte ftuar për intervistim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e dëbimit të shtetasve turq.