[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi: Nuk e propozoj kandidatin për formimin e qeverisë, ai që e ka shumicën do t’ia jap mandatin!



Përmes një ftese, presidenti Thaçi mboldhi sot të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës.Takimi i liderëve politik, me Thaçin kishte të bëjë lidhur me zgjedhje të reja apo formimin e një qeverie të re.

Pasi dëgjoi të gjitha përgjigjet lidhur me pyetjen e tij, Thaçi tha se si president, ai do të i’a jap mandatin asaj partie e cila dëshmon se e ka shumicën për formimin e qeverisë.

“Të nderuar, si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasyshë të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, janë për formimin e një qeverië të re. Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re, duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës, unë do ti jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon që ka shumicën për të krijuar qeverinë e re, nuk është në diskrecionin tim të propozojë kandidatin e tillë.”

Menu Title