.
×

Thaçi nis ‘ofensivën’ diplomatike



Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nga nesër do shkojë për vizita në Strasbourg dhe Bruksel. Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe disa vizita në ‘kryeqendra europiane’ pa treguar më shumë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Thaçit në Facebook.

Nesër filloj me agjendën zyrtare shtetërore me visitë kryeqendrave të politikës europiane, për tu takuar me bartësitë e politikës së jashtme europiane. Do të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland me të cilin do të bisedojmë për rritjen e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe KE. Ndërsa do të vazhdoj me takime në Bruksel ku do të takohem me Zëvendës Presidenten dhe shefen e diplomacisë europiane Mogherini si dhe Komisionerin e zgjërimit Hahn. Kosova ka të ardhmen e sigurtë në familjen europiane dhe diplomacia jonë do të punon pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik. HTH