Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në emisionin ‘Click’ ka përmendur edhe ndaljen e trenit serb.
Ai ka potencuar se ishte ai që kishte marrë vendimin për ndaljen e trenit, transmeton lajmi.net.
“Nëse nuk do të kisha ndërhyrë në ndaljen e trenit atëherë për ndërkombëtarët ne do të ishim disa ‘Good Guys’ (djem të mirë)”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se nuk ishte obligim i presidentit të ndalte trenin por i institucioneve të Kosovës.