.
×

Thaçi në inaugurimin e Erdoganit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të jetë në mesin e 22 burrështetasve tjerë që do të marrin pjesë nesër në Ankara në inaugurimin e Rexhep Tajip Erdoganit, në mandatin e tij të dytë si President i Turqisë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu duke cituar burime presidenciale.Inaugurimi i Erdoganit do të mbahet në kompleksin presidencial në Ankara.Që në ditën e parë të mandatit të ri, Erdogan do t’i funksionalizojë edhe kompetencat e zgjeruara të Presidentit të cilat i mori përmes një referendumi muaj më parë.

 

Në ceremoni, sipas Anadolu, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetesh si Zëvendës Presidentë, politikanë, burokratë e ministra nga vende të ndryshme.Së pari, Erdogan do të betohet në parlament rreth orës 16:30 (koha lokale e Turqisë). Pas betimit, ai do ta vizitojë mauzoleun Anitbakir të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.Në orën 18, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Erdoganit në kompleksin presidencial.

 

Agjencia Anadolu ka publikuar edhe listën e shteteve të cilat do të përfaqësohen me presidentë. Në këtë listë, përveç Presidentit të Kosovës përmenden edhe presidentët e Bullgarisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Bosnjës e Hercegovinës,, Serbisë, Pakistanit, Kirgistanit, Sudanit, Guinesë, Zambisë, Guinea Bisaut, Guinesë Ekuatoriale, Somalisë, Mauritanisë, Gabonit, Çadit, Xhibutit, Venezuelës, Republikës Turke të Qipros si dhe Emiri i Katarit.Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe 28 kryeministra, kryetarë të kuvendeve e zyrtarë tjerë të shteteve të ndryshme përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së dhe Komisionerin e BE-së për Emigracion dhe Punë të Brendshme.