.
×

Thaçi në fshatin e Veselit: Miku im, Kadri, ngushëllime



Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjes së tij për vdekjen e axhës. Thaçi ka njoftuar në Facebook se në fshatin Broboniq i ka shprehur ngushëllime mikut të tij.

“Mikut tim, Kadriut, si dhe tërë familjes Veseli në Broboniq u shpreha ngushëllime për vdekjen e axhës Jetish. Bashkëndjejmë me familjen Veseli dhe jemi pranë tyre për ta ndarë dhimbjen dhe mërzinë së bashku! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Te familja e Veselit ka shkuar për të pame edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.