.
×

Thaçi largon nga dekoratat vulën presidenciale të trashëguar nga Ibrahim Rugova



Vula presidenciale e ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtar qysh kur në krye të presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.

Ndonëse vula me flamurin dardan ende qëndron në krye të uebfaqes zyrtare të presidencës dhe në komunikata të dërguara mediave, ajo nuk figuron edhe në letrën zyrtare të Thaçit dërguar presidentit amerikan, Donald Trump por as në çmimet dhe dekoratat që ua ka ndarë personaliteteve të ndryshme kohët e fundit.

Vula e ish-Presidentit Rugova e cila ishte dizajnuar qysh në vitin 1992 ku për bazë e ka flamurin dardan, është hequr edhe nëpër aktivitetet e presidentit të tanishëm.

Vula e presidentit Rugova nuk është më nëpër të gjitha modelet e dekoratave, mirënjohjet, medalje, çmimet dhe titujt e nderit që shpërndan Presidenti Hashim Thaçi kohëve të fundit, shkruan Indeksonline.