[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi: Kurti tha se Kosovën e presin thikat në Shtëpinë e Bardhë, njeriu normal nuk e thotë këtë



 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për Kurtin se një njëri normal nuk duhej të thoshte se Kosovën e presin thikat në Shtëpinë e Bardhë. 

“Një njeri normal nuk thotë se Kosovën e presin thikat në Shtëpi të Bardhë. Askush nuk e ka ftuar, ka qenë i paftuar dhe i papranuar në Shtëpi të Bardhë”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu, ai komentoi raportet e Kosovës me Serbinë dhe Shqipërinë.

“I ka prishur raportet me Shqipërinë si kurrë më parë, derisa i ka hap raportet me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

“Unë punoj që roli i kryeministrit të jetë i fuqishëm. Nuk jam në betejë me askënd, nuk jam në hallin e votave. Nuk e dëmtoj shtetin me veprime populiste”.

Tutje, ai tha se deklarata e ministrit Bislimi për zvogëlimin e nivelit të papunësisë ishte fyerje e rëndë.

“Deklarata e ministrit të VV’së se e ka zvogëluar nivelin e papunësisë ishte jo vetëm me qesh por fyerje e ranë”, shtoi Thaçi.

 

Menu Title