.
×

Thaçi – Kurteshit: “Të dua”



“Je djalë i mirë” e “Të dua”, ishin disa nga thëniet që sot presidenti Hashim Thaçi ia tha deputetit të LVV-së, Sami Kurteshi, derisa po merrej në pyetje për shtetasit turq, por s’dha asnjë përgjigje.

Thaçi i tha Sami Kurteshit “unë të dua”, derisa po vazhdonte diskutimi për çështjen e angazhimit të ekspertit për hartimin e draft-raportit.Thaçi tha se ka një telefonatë dhe do të marrë pjesë në një akademi dhe do të kthehet në orën 15:00.

E disa herë, gjatë intervistimit, Thaçi Kurteshit i tha edhe “je djalë i mirë”.Anton Quni veprimet e Thaçit i quajti drama.Ndërkaq Kurteshi, i tha se “I dimë lojërat e njëri-tjetrit”.