.
×

Thaçi: Kosova s’është mirë të lazdrohet kaq herët, Pakoja e Ahtisaarit – as Bibël, as Kur’an



Botapress, 14 Mars-Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se mundësia që Serbia të marrë pjesë të territorit të Kosovës është “zero”.

“Sa të jem unë President ka zero mundësi për ndarje, shkëmbim, autonomi, apo Republika Srpska. Ne do ta korrigjojmë të drejtën historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën – si tërësi”.Ai ka thënë se për këtë mund të ndryshohet Kushtetuta.

Sa i përket faktit që me këtë ide të tij mos cenohet Dokumenti i Marti Ahtissarit, që është baza e shtetësisë së Kosovës, Thaçi ka thënë:“Dokumenti i Ahtisaari ka pasur efekt në kohën e vet. Nuk është Bibël as Kur’an. Nga ajo që kam parë, ata [Serbia] as që mërzitën për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ata kanë ambicie për territor, por për popullatën nuk janë të interesuar”.Thaçi ka thënë në Zona e Debatit se nuk lejojë që të krijohen kufij në baza etnike.

Po ashtu, ka theksuar se Kosovës nuk iu janë tërhequr njohje aq sa thuhet në opinion.“Nuk janë minus 13 njohje. Është gënjeshtër. Është e vërtetë se nuk ka pasë njohje të reja. Duhet të hapet debati për këtë. Nuk na kanë njohur as pesë vende të BE-së”.

Kurse për taksën 100% ka thënë se ka qenë ide me vend kur është vënë, por tash ka theksuar se duhet të dëgjohen këshillat e SHBA-së dhe BE-së që kjo tarifë të hiqet.“Nuk është mirë për Kosovën të lazdrohet kaq herët dhe t’i refuzojë këshillat e miqve. Unë do t’i respektoja këshillat”.