.
×

Thaçi : Kosova në stagnim, skeptik për INTERPOL e për njohje të reja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që si ministër i Punëve të Jashtme kishte dështuar anëtarësimin në UNESCO, ka thënë se Kosova është në një proces stagnues, pa perspektivë, ku gjasat për anëtarësim në INTERPOL dhe EUROPOL janë shumë të vogla.

Në një intervistë për televizionin publik, presidenti Thaçi po ashtu ka thënë se pas 116 njohjeve, njohjet tani kanë stagnuar, “pavarësisht kilometrave që bëjmë, është vështirë të sjellim njohje të reja” dhe për këtë ai ka kërkuar që të vazhdohet me dialogun, për arritjen e një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këtë hapësirë që na kanë dhënë SHBA-të dhe vendet e BE-së, unë si president nuk guxoj që ta lë të na ikën”, ka deklaruar ai dhe ka shtuar se asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka kuptim pa njohje reciproke.

Ai ka thënë se e ka për detyrë që t’ua thotë qytetarëve të vërtetën, dhe e vërteta është se “Kosova është në një proces stagnues, pa perspektivë”.

Po në këtë intervistë, Thaçi ka shprehur shpresën që do të mund ta takojë në Ëashington presidentin amerikan, Donald Trump. E atij do t’i thotë idenë për korrigjim kufijsh.

“Nëse do të takohem, një nga çështjet do të jetë dialogu me Serbinë, negociatat dhe mundësia e arritjes së një marrëveshje dhe mbështetja edhe e presidentit personalisht për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën dhe arritjes së marrëveshjes paqësore duke nënkuptuar edhe njohjen reciproke pra edhe korrigjimin e kufirit”, ka thënë Thaçi, duke thënë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk është e pëlqyeshme për SHBA-në.