[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Thaçi flet për takimin me Haxhi Shalën



Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë për media pas formimit të Qeverisë Hoti. Duke e komentuar deklaratën e Haxhi Shalës  i cili sot thotë se do ta votojë Qeverinë Hoti, Thaçi tha se nuk heziton të japë këshilla.

Thaçi ka thënë se ai nuk heziton t’i japë këshilla deputetëve ose kujtdo që i kërkon, pasi sipas tij, e ka përvojën të kontribuojë.

“Cdo deputet ka legjitimitetin e vet dhe unë nuk refuzoj të diskutoj për çështje madhore me të gjithë ata  që pajtohen, por në të njëjtën kohë edhe duke u bazuar në eksperiencën time, jo rrallë herë dha këshilla që kërkon nga unë se cka i bie mirë për të mirën e vendit” , ka thënë presidenti Thaçi.

Deputeti i Nismës ka thënë se ishte kundër votimit të Qeverisë Hoti, por ka thënë se ka ndryshuar qëndrim pas një takimi që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. /

Menu Title