.
×

“Thaçi e Vuçiq do të merren vesh për ndryshimin e kufijve para 1 korrikut”



David Philips ish-Këshilltari i State Departament-it gjatë administratave të Presidentëve Clinton, Bush dhe Obama ka paralajmëruar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë do ta publikojnë marrëveshjen për ndryshimin e kufijve para takimit të Parisit që do të mbahet në 1 korrik.

Philips i cili thirret tek një burim kosovar “personalitet i shquar” i Kosovës ka thënë se me këtë plan Kosova do t’ia japë Serbisë Veriun dhe do t’i marrë 7 fshatëra të Luginës së Preshëvës ndërsa Liqeni i Gazivodës do të lihet nën mbikëqyrje ndërkombëtare.Philips më tej në një shkrim autorial shkruan se “nëse presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë arrijnë marrëveshje mbrapa dyerve të mbyllura për të normalizuar marrëdhëniet mes shteteve duke shkëmbyer territore, kjo mund ta polarizojë më tej politikën e Kosovës, të përkeqësojë ndarjet sociale, t’i distancojë aleatët ndërkombëtarë dhe të shkaktojë trazira ndëretnike”

Ai shkruan se negociatat kërkojnë diskrecion, por nevoja për diskrecion duhet të jetë e ekuilibruar me gjithpërfshirjen, në mënyrë që palët e interesuara të investojnë në rezultat dhe të bindin zgjedhësit e tyre që të mbështesin rezultatin e negociatave.“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, janë takuar prapa dyerve të mbyllura për të diskutuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka hedhur poshtë idenë e diskutueshme të ‘rregullimit të kufijve’. Përveç përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, askush nuk e di se çfarë kanë diskutuar Thaçi dhe Vuçiq. Edhe anëtarët e ekipit negociues të Kosovës janë në errësirë” shkruan tutje Philips.Më pas ai paralajmëron duke u thirrur në një burim nga Kosova se Thaçi e Vuçiq do ta shpallin marrëveshjen para 1 korrikut, kur mbahet Samiti i Parisit.

“Nuk është e lehtë për të mbajtur sekrete, veçanërisht për një çështje me rëndësi të tillë kombëtare. Thuhet se Thaçi dhe Vuçiç planifikojnë të shpallin një marrëveshje për të shkëmbyer territoret pak para takimit të tyre të ardhshëm në Paris më 1 korrik.Sipas një personaliteti të shquar të Kosovës, këto janë kushtet e marrëveshjes:

Serbia do të pranojë ta njohë Kosovën” thekson ai.Më tej Philips lëshohet edhe në detaje tjera duke thënë se Kosova do t’ia japë Serbisë Mitrovicën e Veriut dhe katër komuna veriore në Serbi.“Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra në Luginën e Preshevës, të cilat aktualisht janë pjesë e Serbisë. Liqeni i Gazivodës, i cili është vendimtar për furnizimin me energji elektrike dhe ujë të Kosovës, do të bëhet një territor nën mbikëqyrjen e një organizate ndërkombëtare (p.sh. NATO)” shtona ai.Tutje Philips thekson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbët dhe se do të jetë përgjegjës për planifikimin urban dhe rural.

“Zbatimi i marrëveshjes do të institucionalizonte paqëndrueshmërinë, duke izoluar fshatrat shqiptare në Preshevë dhe në veri të Kosovës, duke krijuar kështu geto të ngjashme me Gazën. Asociacioni i Komuniteteve të Minoriteteve Serbe për serbët e Kosovës në jug të vendit do të shkaktonte trazira dhe në fund të fundit do të nxiste kërkesat e tyre për tërheqje nga Kosova” argumenton ai.Philips më tej potencon se Parlamenti i Kosovës do të debatojë ashpër rreth marrëveshjes që do ta ndajë shoqërinë ku mund të shpërthejë edhe dhuna ndëretnike.Philips paralajmëron edhe për pasojat.

“Marrëveshja është gjithashtu e keqe për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës. Mbajtja e Kancelares Angela Merkel në errësirë do të tjetërsojë udhëheqësen gjermanë, e cila ka qenë e vendosur për integritetin territorial të Kosovës. Arritja e një marrëveshje larg saj do të minojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, lidhjet ekonomike dhe përparësitë e tjera të Kosovës” shkruan ai.Por çfarë do të ndodhë me SHBA-të?.

Sipas Philips, pozicioni i Uashingtonit është i paqartë. “Zyrtarët amerikanë thonë se ata do të mbështesin atë që palët e arrijnë. Kjo sjellje është një hidhërim i udhëheqjes amerikane në një vend ku pikëpamjet e Amerikës me të vërtetë janë të rëndësishme.“Çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa pëlqimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të dështojë.

Gjermania dhe SHBA janë kritike për integrimin euroatlantik të Kosovës” vlerëson ai.Philips thotë se edhe Bosnja gjithashtu mund të përjetojë një riciklim të dhunës nëse Republika Srpska kërkon të bashkohet me Serbinë.