.
×

Thaçi e Mustafa në Dragodan, bisedojnë ndarjen e pushtetit



Sot në orët e hershme të mëngjesit janë takuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Burimet e Indeksonline tregojnë Thaçi e Mustafa kanë qenë mysafir të ambasadores amerikane Tracey Jacobson në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Në takim është biseduar për mbarëvajtjen e themelimit të institucioneve dhe ndarjen e pushtetit.

Marrëveshja e arritur mbrëmë te Presidentja e vendit Atifete Jahjaga nuk flet për emra konkret se kush duhet të jetë i pari i ekzekutivit. Prandaj raportimet se Isa Mustafa do të bëhet kryeministër janë të gabuara.