.
×

Thaçi: Do kërkoj nga Merkel dhe Macron liberalizimin e vizave dhe bindjen e Serbisë për njohje – ose..



Më 29 prill do të mbahet Samiti i Berlinit. Me ftesë të Angela Merkelit dhe Emmanuel Macronit atje do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq.Presidenti ka thënë se atje nuk do të ketë dialog ndërmjet dy shteteve fqinje, Kosova dhe Serbisë.“Vlerësoj se është një rritje e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për unifikimin e së ardhmes europiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

“Do të jetë një takim normal, takim i cili do të mund të hap mundësi, por mund të jetë edhe zhgënjyes. Në fund do të jetë një deklaratë gjithëpërfshirëse”.“Është me interes të dëgjohet opinion aktual për të gjitha zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kosovë”.“Atje nuk do të flitet vetëm për Kosovën, ne do ta kemi minutazhën tonë dhe secili shtet opinion e vetë. Ku takim do të jetë një mundësi më e zgjeruar për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Tash do ta shohim se cili do të jetë angazhimi konkret i Presidentit Macoron dhe Kancelares Merkel që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin drejt Bashkimit Europian”.Thaçi ka thënë se asnjë proces në Ballkan nuk është kryer pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “As që do të kryhet në të ardhmen, sepse shtetet anëtare të BE-së kanë shumë dallime ndërmjet tyre”.“Gjermania dhe Franca janë partnerë strategjik të Kosovës dhe Ballkanit, duhet të shihet edhe pjesa pozitive”.