.
×

Thaçi bën nderime te varri i ish-senatorit amerikan



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në SHBA ka bërë nderime te varri i ish-senatorit, John McCain. Thaçi thotë se McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në dy dekadat e fundit, sa herë që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam takuar gjithmonë senatorin, John McCain. Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, bëra nderime te varri i tij, për të shprehur respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë për sigurimin e paqes në botë dhe përkushtimin ndaj vendit tonë. Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore”, ka shkruar presidenti në Facebook.