[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Teuta Haxhijaj: Kur pleqnia, varfnija, mërzia, sëmundja e vetmia bahen bashkë…



E kerkush kryet prej teje se kthen përveç naj ditë t’festës. Qat’ ditë vijnë me ta çelë derën ose t’thërrasin n’telefon që ti menzi e nxjerrë prej xhepit t’polluverit prej durve që kanë nisë kaherë me t’u dridhë. Menzi e hapë telefonin që edhe ashtu nuk p’e ninë mirë.

Djali. Djalit ja ninë zanin e gëzohesh. Gzohesh qe i ka ra n’menë për ty e bile edhe gruja e tij i flet me ty dy fjalë. Thmija nuk janë aty veç po t’bojnë t’fala.

Se djali jeton n’qytet ose diku jashte, po qyteti nuk o për pleq e s’po mujnë me t’marrë edhe ty me jetu me ta. Ma vonë t’thirrë edhe çika që osht e martume jashtë. Kështu u rahatu edhe ajo e vjen ni here n’vit me t’pa.

S’kanë çka me t’ba. E kanë jetën e vet ne t’cilën s’ka vend per ty.Ulun nër pjergull t’rrushit e sytë prej derës oborrit kujtohesh kur t’ka pase le i pari e i dyti e i treti thmi…rend çika e djem e qysh je pase gezu shumë.

Shpija plot, thojshe, e kurrë vetëm s’kemi me kanë.

Nji sorrë që nihet tuj krrokatë ta prishë qetesinë dhe menimet. “Vijnë musafirë” kanë thanë ktynehere kur osht ni sorra.
E ti vazhdon me kqyrë derën e oborrit.

Dikush pa ardhë s’e len…

Menu Title