[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Teuta Haxhijaj: Kur njeri ban çka t‘munet



Lakmia, e përzime me hajni kur t’vjen n’kuti, pak kon po e kursen pa e prishë e pa ia qitë ftyrën e vertetë n’ledinë.

Një shpi hajna, tuj vazhdu pastaj n’mahallë, katun e qytet dhe zgjerohet pastaj gati në një shoqëri të tërë. Tuj fillu prej atij shitësit n‘at shitoren e vogël n’katun qe ta ndryshon çmimin qaty per qaty e tuj vazhdu deri ne n‘maje „t‘shtetit“, sipas motos „pse jo, mbasi m’ka ardhë shanca, njëherë vjen vera kah dera“.

Veç format e vjedhjes ndryshojnë. Por jo edhe rrena, ajo mbetet gjithmonë e njëjta: „unë jo, unë jam i pafajshëm“. Le që t‘rren por edhe krenohet në njëfarë mënyre qe me demek „po ta lëshon“ e ti nuk po e merr vesh.

Edhe ma i dhimbshem është fakti qe dyqysh as marre nuk na vjen për kurgjo. Nuk na vjen marre qe duhet me dalë para njerezve, me dalë n‘qytet, me jetu ashtu. „Ani çka, edhe ti kishe vjedhe me pas kanë n‘vend temin. Tanë po vjedhin, veç kush s‘munet“. 😕

Fundja, pse duhet me na ardhë marre?! Keta njerëz e kjo shoqëri nuk kanë ardhë prej marsi por këta jemi na. Na qe na u ka shtjerrë zani tu u thirrë n‘vlera familjare e shoqerore e që kurrë s‘i kemi pasë përnime. E përgjegjësia nuk na pelqen hiç se hiç.

Po ndërgjegja? Çka osht ajo allahile…

Menu Title